Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Sipas uniformave blu një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij, ndërsa një 54-vjeçar ka dhunuar vëllain e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij; L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. V., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës””, njofton Policia.
Po ashtu kanë rënë në pranga 2 persona të tjerë, të cilët akuzohen për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe njëri për drejtim mjeti nën efektin e drogës.
“A. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; R. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike; E. F., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.