“Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje“, Ibrahimaj njofton vendimin: 17% më e lartë

Ministrja e Financiare dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nëpërmjet një deklarate për mediat ditën e sotme bëri të ditur vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave.

Ajo tha se nga 1 prilli do të rritet paga minimale duke shkuar në 40 mijë lekë.

Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t;i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.

Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të mitigojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më më e ulta në rajon.

Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, tha Ibrahimaj.