Nga Çiljeta, Egli dhe Niko, zbulohen 6 emra të tjerë të Fermës VIP
“Ferma Vip” ose “La Fattoria” siç ka qenë versioni italian i programit, është një reality show që pritet të nisë në muajin mars në Vizion Plus.
Po kush janë konkurrentët e parë të spektaklit të shumëpritur?
Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre është edhe ish-banori i Big Brother VIP 1, këngëtari Ardit Çuni.
Gjithashtu ata që do t’i bashkohen projektit janë: Çiljeta Xhilaga, Marjana Kondi, Xhesika Polo, Egli Tako, Florian Agalliu dhe Niko Komani.
“Ferma Vip” ose “La Fattoria”, është një reality show që të sfidon psikologjikisht, por edhe fizikisht, i krijuar nga suedezët e Strix dhe që do të sjellin personazhet e njohur shqiptarë, siç nuk i keni parë ndonjëherë.