Nga A tek ZH/ Çfarë ndodhi në Palasë dhe kush janë autorët e përfshirë në sherr
Hedhja e shampanjës në në ambientet e një lokali të njohur, kur por perfomonte këngëtari grek Argiros Konstantinos u shndërrua në një arenë sherri .
Në qendër të sherrit në Palasë ishte Luçiano Koçeku, i njohur ndryshe si “Tur Koçeku”, një personazh i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në atë të biznesit.
Koçeku, së bashku me disa miq të tij, po ndiqnin performancën e këngëtarit grek. Sherri shpërtheu kur disa individë e sulmuan 42-vjeçarin për një arsye banale, që sipas policisë lidhej me një mosmarrëveshje për një shishe shampanjë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim katër persona: Xhoni Spaho, 28 vjeç nga Tirana; Genti Baleci, 49 vjeç nga Durrësi; Fatmir Bejo, 30 vjeç nga Durrësi; dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç nga Tirana. Në kërkim janë gjithashtu edhe Fatmir Bejo i cili gjithashtu ka precedent të mëparshëm penal, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme të ndodhur në shkurt të këtij viti në një lokal në “Komunën e Parisit”, ku plagosi Mirel Ishkën me thikë. Po ashtu, Bejo është i lidhur me pengmarrjen dhe dhunimin e biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, në prill të 2023 për një borxh të pretenduar prej 25 mijë eurosh.
Tur Koçeku, i cili ka jetuar kohët e fundit në Dubai, është i lidhur me disa kompani të rëndësishme në Shqipëri, përfshirë “LTD Co” dhe “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK”. Ai ka qenë bashkëpunëtor me vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, të cilët janë të njohur për ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës” dhe zotërojnë kompaninë “Nova Construction 2012”.
Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që nga viti 2014, kur themeloi shoqërinë “LTD Co” me ortakët Ilir Shtufi dhe Kujtim Shtufi. Më vonë, më 13 gusht 2019, u themelua “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK”, ku Ilir Shtufi ishte ortak i vetëm, por më 22 maj 2021, ai transferoi 40% të kuotave të kapitalit tek Koçeku.
Përveç këtyre, Koçeku zotëron edhe tre kompani të tjera në fushën e ndërtimit dhe energjisë, përfshirë “S G D Energjime”, “BALLENJA-KOMPANI” dhe “G.A.V Invest”. “BALLENJA-KOMPANI” ka marrë një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” në Bulqizë, ndërsa “G.A.V Invest” operon në sektorin e ndërtimit.