“Nga 30 prilli, 500 dollarë në llogari”, Rama njofton rritjen e pagave me 7% për bluzat e bardha
Kryeministri Edi Rama i cili po merr pjesë në Kongresin e Parë të Shendetësisë ka njoftuar se do të rriten pagat për të gjithë mjekët specialistë në vend.
Ai tha se paga e muajit prill do të kreditohet me 500 dollarë plus në llogari dhe rritja do të prekë edhe mjekët dhe infermierët me 7% e lajmëruar më herët.
“Spitali memorial do të krijojë mundësinë për paga më të mira, të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, ndërkohë që duhet të garantojmë një pagë më dinjitoze.
Dua t’ju them se në prill, se këtë vit, më 30 prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre, dmth të reja, ose 500 dollarë. Edhe rritja për infermierët dhe mjekët e përgjithshëm vazhdon me 7%.” –tha Rama.