Nga 1 prilli, Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit

Nga e hëna, në 1 prill në Gjermani, do të jetë e ligjshme mbajtja e deri në 25 gram kanabis të tharë për përdorim personal si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur dhe 50 gram kanabis të tharë.

Një dozë mesatare të vlerësuar në 0,3 gram për cigare, 25 gram i lejon përdoruesit të marrë rreth 80 tymi,  në një rreze prej 100 metrash larg  shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publik

Po ashtu ndalohet plotësisht edhe në rrugët e këmbësorëve nga ora 7:00 deri në 20:00. Gjithashtu do të duhet të presësh disa muaj që të mund të merret legalisht kjo substancë përmes “klubeve të kanabisit”, që do të mund të krijohen nga 1 korriku . Numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500 dhe klubet do të mund të shpërndajnë maksimumi 50 gramë në muaj për anëtar.

Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%.