Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës
Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte pushuar së funksionuari nga 1 marsi.
Si rrjedhojë e rikthimit në funksion të kësaj marrëveshje, nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës pati fluks të shtuar të udhëtarëve.
Të dhënat nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete.
Ndërsa në dalje janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.
Kalimi i lirë dhe pa kontroll bëhet për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve të Kosovës, që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e verës.