Neymar ‘bllokon’ infermierinë e PSG, një në dy sezone i dëmtuar

Mbyllja e sezonit për arsyeje dëmtimi ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Neymar.

Braziliani do i nënshtrohet operacionit, me PSG që po mendon seriozisht largimin e tij nga skuadra. Qëndrimi i shpeshtë në infermieri po shtyjnë akoma dhe më shumë klubin francez për të hequr qafe një futbollist që fiton 40 milionë euro në sezon.

Performanca në fushë nuk ka qënë ajo e duhura, pavarësisht 11 golave dhe 10 asistimeve në këtë sezon. Ai nuk është lideri që kërkonte PSG kur pagoi 222 milionë euro për ta marrë nga Barcelona.

Në gjashtë sezone me francezët, Neymar ka qëndruar në infermieri të paktën dy vite, kryesisht për një dëmtim në kyçin e këmbës. Braziliani u bashkua me ekipin e ‘Park de Prince” në sezonin 2017-2018, që do të thotë se numri 10 ka humbur një në çdo dy sezone që ka luajtur me gjigantin francez.

Neymar ka humbur gjithsej 104 ndeshje me fanellën e kryeqytetasve. Ish-lojtari i Barcelonës ka bërë 173 paraqitje në të gjithë garat dhe është dëmtuar mesatarisht në 37.5% të ndeshjeve që ka zbritur në fushë.

Verën e kaluar dukej se sulmuesi do të largohej nga Parisi, por aktivizoi një klauzolë që kishte në kontratën e tij për të zgjatur qëndrimin deri në vitin 2027. Por tashmë, drejtuesit parisien janë lodhur duke pritur për Neymar dhe shohin shitjen si zgjidhje të mundshme për këtë situatë.

Ata kanë zgjedhur Mbappe si epiqendër të projektit dhe braziliani shihet si i sakrifikuari. Për numrin 10-të, skuadrat e interesuara janë të pakta, pavarësisht se një çmim i përballueshëm për arkat e tyre do sillte divorcin me klubin kryeqytetas.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *