Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Aleancës, që u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel.
Fokusi i diskutimeve ishte lufta në Ukrainë, e cila javën që vjen shënon 1- vjetorin e fillimit të saj. Përfaqësuesit e lartë të vendeve të Aleancës theksuan nevojën urgjente për më shumë mbështetje me sisteme armatimi, tanke, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.
Këto çështje u adresuan edhe gjatë takimit të veçantë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt para fillimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes, në selinë e NATO-s, ku pjesë ishte gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e rritjes së furnizimeve me armatim dhe municione për Kievin, në një kohë mjaft kritike për
Vëmendje të veçantë mori edhe forcimi i elementëve të deterrencës dhe mbrojtjes së NATO-s si dhe ngritja dhe zhvillimi i industrive të prodhimit të armatimit dhe municioneve të vendeve të Aleancës, me qëllim kompensimin e armatim-municioneve të dërguara në Ukrainë, por edhe për të shtuar rezervat e Aleatëve.