Nesër zgjedhjet për kreun e partisë, Pampuri thirrje anëtarëve të PD: Hapi drejt ringritjes, drejtohuni kutive të votimit

Deputetja e PD Oriola Pampuri, në një deklaratë për mediat ka ftuar  anëtarët e Partisë Demokratike që t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të finalizuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Pampuri shprehet se ky proces është hapi i parë drejt ringritjes së Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, nesër është një ditë e rëndësishme për të gjithë demokratët, por pa diskutim dhe për të gjithë shqiptarët,

të cilët u lodhën në këto dy vite me skena të cilat nuk do ti kishin hije Partisë më të madhe të djathtë në Shqipëri, me skena të cilat nuk mund të ngjallnin kurrsesi shpresë dhe besim.