Nesër votimi në Kuvend për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, Bardhi: Shkelje flagrante, apel anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me faktin që gjykata Kushtetuese ende nuk e ka marrë vendimin për të kaluar në seancë gjyqësore kërkesën e firmosur nga 30 deputetët të cilët e cilësojnë marrëveshjen si antikushtetuese.
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me faktin që gjykata Kushtetuese ende nuk e ka marrë vendimin për të kaluar në seancë gjyqësore kërkesën e firmosur nga 30 deputetët të cilët e cilësojnë marrëveshjen si antikushtetuese. Bardhi shprehet se në rast se Gjykata Kushtetuese do të merrte në shqyrtim kërkesën, atëherë procedura e ratifikimit të marrëveshjës në Kuvend, pezullohet.
“Në një akt të paprecedent, me heshtje dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, akt që shoqërohet me pezullimin e procedurës parlamentare të ratifikimit të saj nga Kuvendi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës është një proces formal, që nuk kërkon shqyrtimin në themel dhe as kohë për analizë të thelluar”- tha Bardhi.
Ai shtoi se ka dyshime serioze për një koordinim mes Ramës dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, kryeministri ka urdhëruar Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit të marrëveshjes në Kuvend, që të votohet ditën e nesërme përkundër datës 21 dhjetor që ishte parashikuar në kalendarin e punimeve të fundvitit.