‘Të përbashkuar’ ky është koncepti i ri i sloganit i zgjedhur nga organizatorët e qeverisë së Kosovës për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet ditën e nesërme në Gjakovë.
Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.
Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
Për në ora 12:40 është paraparë fotoja e përbashkët.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ