Nesër maturantët mund të kërkojnë kopjen e testit përmes e-Albania

Të gjithë maturantët që kanë pakënaqësi apo do duan të posedojnë një kopje të tezës së tyre të maturës shtetërore mund ta bëjnë fare lehtë me një aplikim të e-Albania. Lajmin e kishte paralajmëruar edhe më herët ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila e prezantoi si risinë e këtij viti akademik. Por të gjithë maturantët do duhet të nxitojnë pasi aplikimet duhet të bëhen brenda ditës së nesërme, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Tashmë që rezultatet e 4 provimeve të Maturës Shtetërore janë shpallur, të gjithë maturantët që janë të interesuar për të parë kopjen e testit të tyre mund ta marrin këtë shërbim në platformën e-Albania.

Kryeni aplikimin online brenda ditës së nesërme,28 qershor 2023, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, në

Projektligji për Shkencën, Kushi: Konsultimet intensive të MAS me aktorët e fushës do të vijojnë edhe gjatë korrikut

Në zbatim të rregullores së re të Maturës Shtetërore, nëse maturantët konstatojnë gabime në korrigjim, ata mund të drejtohen në shkollën e tyre për të ndjekur procedurat për rivlerësimin e testit në datën 3 korrik 2023.”- shkruan Kushi.