Nesër gjyqi për Veliajn, zbulohet ora e seancës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me kërkesë të SPAK.

Seanca është caktuar të mbahet nesër, më 12 shkurt, në orën 08:30 të mëngjesit.

Arrestimi i Veliajt u krye nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për të dhe disa persona të tjerë të përfshirë në çështje.

Sipas njoftimit zyrtar, nesër do të merret në pyetje Erion Veliaj dhe persona të tjerë të hetuar, përfshirë Ajola Xoxën, Elman Abulen, Gentjan Sulën, Meriman Palushin, Fatmir Bektashin dhe Shkëlqim Fushën. Seanca ka për qëllim verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurisë.