Nesër gjyqi për MC Gonigal, Blinken viziton sot Shqipërinë
Nga Aida Topalli
Ditën e sotme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken zbret në tokën shqiptare. Blinken është sekretar i gjashtë që vjen në vendin tonë.
Ai do të qëndrojë në Shqipëri përgjatë gjithë ditës së sotme, ku në axhendë përfshihen takime me Departamentin Amerikan të Shtetit në Shqipëri, ajo me kryeministrin Edi Rama, me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, por edhe me studentë dhe emigrantë të huaj.
Në axhendën e Blinken mungon takimi me përfaqësues të opozitës.
Kujtojmë se Anthony Blinken vjen në Tiranë një ditë para gjyqit për çështjen MC Gonigal që pritet të zhvillohet nesër në Washington.