Nesër do të pyetet nga SPAK, reagon Ilir Meta: Padyshim që do jem atje, do t’i marr unë në pyetje!

Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas njoftimit se do të pyetet ditën e nesërme nga SPAK.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruan Meta.

Rreth orës 10:00 Ilir Meta do të paraqitet pranë ambjenteve të SPAK. Ish-kreu i shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit 2024.

Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.