Nesër dita më e shkurtër në histori, rrotullimi i Tokës përshpejtohet papritur! Ja çfarë thonë shkencëtarët
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se e mërkura mund të jetë dita më e shkurtër e jetës suaj, pasi rrotullimi përshpejtues i Tokës pritet të lëvizë më shpejt se kurrë më parë.
Ata zbuluan se tre ditë këtë verë, 9 korriku, 22 korriku dhe 5 gushti, pritet të jenë midis 1.3 dhe 1.51 milisekonda më të shkurtra se dita standarde.
Kjo për shkak se rrotullimi i Tokës është përshpejtuar vitet e fundit, teksa shkencëtarët kanë vëzhguar fenomenin në orët atomike në vitet 2020 dhe 2022.
Edhe pse arsyeja e saktë është ende një mister, shkencëtarët besojnë se mund të ketë disa faktorë që po e bëjnë Tokën të rrotullohet më shpejt, duke përfshirë ndryshimet në atmosferë, shkrirjen e akullnajave, lëvizjen në bërthamën e Tokës dhe një fushë magnetike që po dobësohet.
Tokës normalisht i duhen 24 orë, ose saktësisht 86,400 sekonda, për të përfunduar një rrotullim të plotë, i cili quhet ditë diellore.
Dita më e shpejtë e regjistruar deri më tani ishte një vit më parë, më 5 korrik 2024, kur Toka u rrotullua 1.66 milisekonda më shpejt se 24 orët standarde.
Ndërsa dita e shkurtuar e nesërme mund të duket e parëndësishme, studiuesit kanë zbuluar se ndryshimi i kohës mund të ndikojë në gjithçka, nga sistemet satelitore dhe saktësia e GPS-it deri te mënyra se si e matim vetë kohën.