Nesër Asambleja e PS… Ja çfarë pritet të ndodhë…


Ditën e nesërme do të mblidhet në Durrës Asambleja e Partisë Socialiste. Sot është zbardhur agjenda dhe mësohet se punimet do të nisin me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe më pas do flitet për zbatimin e detyrave të AK dhe PS.

 

Mbështetur ne Statutin e PS, neni 37, pika 5, dhe ne zbatim të detyres se AK te PS të dates 11.02.2024, ju njoftoj se më datën 17.03.2024, ora 11.00, ne sallën e Hotel “Melia” Durres zhvillohet mbledhja e AK te PS me rend dite:

  1. Fjala e Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama.
  2. Mbi zbatimin e detyrave te AK te PS për Rienergjizimin
    e partise, korigimin e mangesive te evidentuara ne OS dhe anëtaresimet e reja. Blendi Klosi
  3. Raportime, diskutime nga anëtarët e AK per zbatimin e detyrave te ngarkuara.
  4. Miratimi i Projekt Udhezimit “Mbi zgjedhjet e
    pergjithshme ne parti”.
  5. Miratimi i Projekt Udhezimit “Kriteret perzgjedhese të
    kandidateve per delegate te Kongresit te Partise, bashkekryetarët e OS dhe KS të NJA”.
  6. Të ndryshme.

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PARTISE

SOCIALISTE

Blendi KLOSI