Valbona dhe Gerta janë përplasur ashpër në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Një debat ku Valbona ka akuzuar Gertën për sjellje të pamoralshme.
“O femër e pamoralshme, Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub ku kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit “hajde ikim në një klub tjetër”. Ti, e martuar duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk do të ruaj më!”, ka thënë Valbona.
Pas kësaj deklarate Gerta ka shpërthyer ndaj Valbonës, ndërsa shton: “Është gjëja më e shenjtë që kam dhe nuk e kam prekur kurrë atë gjë”.
Situatë që ka nxitur edhe reagimin e bashkëpunëtorëve të Gertës.
STATUSI I PLOTË:
“Po i lë hapësirë për të reaguar, sepse jam ndër ata që kam punuar me Gerta Gixharin për një kohë shumë të gjatë. Ne kemi realizuar një emision pasditeje live, 5 herë në javë, me një kohëzgjatje prej 1 orë e 30 minutash që kërkon një angazhim shumë të lartë. Kam pasur fatin që eksperiencën time të parë në media ta fitoja pikërisht me Gertën, Klotilda Harkën dhe Sara Jaupaj. Ne të katër jo vetëm që kemi punuar bashkë, por edhe kemi kaluar shumë kohë jashtë pune. Për një vit të plotë nuk ka ndodhur asnjëherë një situatë si ata që “Tetabona” pretendon. Nëse Gerta e ka ftuar të dalë, kjo ka ndodhur për ta mbajtur afër, sepse ky është karakteri i saj. Gerta nuk vinte kurrë 10 minuta para emisionit, ashtu siç pretendohet dhe gjithmonë ka qënë e përgatitur dhe profesionale. Ne si staf njihnim familjet e njëri-tjetrit po aq sa ajo njeh familjarët e mi dhe unë njoh marrëdhënien e saj të shëndetshme me Iljazin, Glakun dhe Gridin. Prandaj Bona, tani nuk e kupton çfarë flet. Por shumë shpejt do t’i tërheqë ata që ka thënë dhe do të falenderojë njësoj si atëherë kur tha “faleminderit që më ftove në emision për t’u promovuar”.