Një ngjarje e rëndë tronditi sot Shkodrën, ku një 34-vjeçar, Kolë Manaj, qëlloi me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas i dha fund jetës.
44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh dhe kishte 3 fëmijë nga martesa e saj e mëparshme, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan 34-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, por në rrjetet sociale çifti shfaqej i lumtur. Në TikTok, ata kishin postuar disa foto së bashku, të shoqëruara me vargjet: “Nëse e do fort, mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.
View this post on Instagram