Nëna e Martin Canit me buzëqeshje dhe lot në sy i drejtohet 14-vjeçarit: Ti je lart dhe e di që po na shikon!

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçari i cili  u vra një muaj më parë pranë shkollë “Fan Noli” ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen në këtë moment delikat për familjen e tyre.

Me një buzëqeshje në fytyrë dhe lot në sy, Florina Cani iu drejtua me një mesazh Martinit.

“Për mua ka qenë një sensibilizim shumë i madh dhe jam mirënjohëse për të gjithë që më kanë mbështetur.

Prandaj, dua që sot këtë emision ta nis me një buzëqeshje, ashtu sikurse ishte djali im Martini.   Martin, ti je lartë na shikon dhe unë të dua pa fund. Ti je i buzëqeshur po edhe unë do buzëqesh si ti” tha ajo në studion e Opinion.