Lyudmila Navalnaya, nëna e politikanit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, që vdiq në një burg në Arktik, thotë se asaj i është treguar trupi i djalit të saj në qytetin rus të Salekhard.
Kështu shkruan në X Kira Yarmysh zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus Alexey Navalny.
Ndërkaq e ëma e Navalny duke folur në kanalin YouTube të Navalny, shpjegon se më në fund i është treguar trupi i djalit të saj, por nuk ia kanë kthyer.
Navalnaya gjithashtu pohoi në video se hetuesit po e “kërcënonin” atë të pranonte një funeral të fshehtë për djalin e saj, ose “ata do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim”.
“Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey”, tha ajo.
Më tej ajo tha se Komiteti Hetimor Rus që heton vdekjen e djalit të saj do të dëshironte ta varroste trupin e tij “fshehurazi pa thënë lamtumirë”.
Shtetet e Bashkuara fajësojnë Moskën për vdekjen e udhëheqësit opozitar në një burg të largët në Arktik. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Ëidakusëara, zoti Navalny po vuante një dënim të zgjatur në burg, që është parë gjerësisht si një ndëshkim për kritikat e tij prej vitesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin.