Nëna braktis 4 fëmijët e mitur në Korçë, policia shpall në kërkim 31-vjeçaren
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një nënë ka braktisur katër fëmijët e saj të mitur dhe është larguar nga banesa. Policia njoftoi se 31-vjeçarja me inicialet A. F., banuese në Korçë, është shpallur në kërkim prej tre ditësh.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia.