Nën hetim për pastrim parash dhe përfshirje në tenderin e QSUT, SPAK merr nesër në pyetje mjekun Edvin Prifti

SPAK ka thirrur ditën e nesërmen për të marre në pyetje mjekun Edvin Prifti, nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim e me gjase do t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

Mësohet se hetimet për ketë rast ndiqen nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.

 

 

SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.

Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.