Nën hetim për pastrim parash dhe përfshirje në tenderin e QSUT, SPAK mbyll hetimet për Edvin Priftin

SPAK ka mbyllur hetimet për mjekun Edvin Prifti i cili ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Ai ndodhet nën hetim prej 4 vitesh.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.