Nën hetim për falsifikimin e diplomës, del nga SPAK Belind Këlliçi: Shkoni pyesni në shkollën time, kam shokë klase!

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës u pyet për dy orë nga SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.

‘Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shterues për shpifjet, vrerin e hedhur ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve 5D. Kreu i së cilës doli nga kolegët e SPAK. jam i hapur për çdo pyetje dhe çdo sqarim të mëtejshëm me mua, familjen time që nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot. Jam sqarues. Në raport me ndodhitë e ditës. Për herët të dytë brenda viti kreu i bandës 5D u paraqit në SPAK. Nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar që nga 1986 do më mbyllë mua gojën e ka gabim. Lërini mënjanë dhe më dilni përballë kushdo që do të më intimidojë. Kushdo që ka diçka në raport me mua të nxjerrë fytyrën ballë për ballë siç e kam nxjerrë unë’ tha Këlliçi pas daljes nga SPAK.