Pak minuta pasi u mor nën hetim nga SPAK kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale. Përmes një statusi ai ka përgenjështruar lajmin se ka dhënë dorëheqje nga posti që mban.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët.” shkruan Beci.
Tags:
Benet beci
Regjistrohu në buletinin tonë informativ