Nën efektin e drogës përplasi automjetin e policisë në Tiranë, plagosen 2 efektivë, arrestohet i riu

Një 29-vjeçar ka rënë pranga në Tiranë, pasi ka përplasur dy efektivë policie.

Sipas policisë shtetasi me ineciale S.Xh., dyshohet se po drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 2 efektivë, të cilët u dërguan në spital.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.