Nën akuzë për tre vepra penale, ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja arrestohet me urdhër të SPAK


Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar.

Ndalimi i tij është bërë me urdhër të SPAK.

Mbi Çyrbjan rëndojnë tre akuza, si ajo e “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Në momentin e arrestimit Çyrbja ishte në Durrës dhe është zbritur nga makina e tij. Në pranga ka përfunduar edhe Ahmet Masha.

Njoftimi i Policisë

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.