Pas një viti në qeli, Hasan Dakaj shijon lirinë. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u lirua nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për një vit.
Dakaj ishte arrestuar më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar në Merdar, që lidh Kosovën dhe Serbinë.
Ai akuzohej sipas nenit 142 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë që ishte në fuqi më 1999 për krime lufte, privim nga liria e disa personave joshqiptarë, rrahje, torturë dhe vrasje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ