Nën akuzë për korrupsion, kërkohet 1 vit burg për kryebashkiakun Edison Memolla
- 27 December, 2024
SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.
Prokurori Edvin Kondili kërkon për zyrtarin e lartë dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.
Tags:
edison memolla
Regjistrohu në buletinin tonë informativ