Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit, deputetit të Partisë Demokratike, i cili akuzohet për fshehje pasurie.
Dosja është hedhur ne short dhe për shqyrtimin e saj është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj.
Dogjani është paraqitur së fundmi disa herë në Spak, por për mediat ka deklaruar se ka bërë kallëzim lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë.
Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë, ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Aso kohe Dogjani po ashtu tha se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ