Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë/ Kryeministri britanik Starmer nga Tirana: Putin po i tërheq gjërat zvarrë, s’e do seriozisht paqen! Pa sanksione të forta, s’ka armëpushim

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka folur sot nga Tirana për negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa në Stamboll po zhvillohet një tjetër raund bisedimesh për një armëpushim të mundshëm.

Starmer theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tregon seriozitet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe se ai po i tërheq gjërat zvarrë për të fituar kohë në konflikt.

“Ajo që pamë dje është një tjetër provë që Putin nuk është serioz sa i takon paqes dhe po tërheq negociatat zvarrë. Duhet të ketë një armëpushim për të qenë të qartë. Nëse nuk veprojmë së bashku me sanksionet, nuk do të ketë armëpushim. Putin nuk e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë. Sot është një mundësi për të punuar me kolegë, për të punuar bashkërisht,” deklaroi kryeministri britanik.

Starmer theksoi se uniteti ndërkombëtar dhe presioni ekonomik janë elementë thelbësorë për të detyruar Kremlinin të ndryshojë kurs në Ukrainë.