Në Tiranë për të ekzekutuar vajzën e tij! Nëna e Rayan Alwan fsheh ngjarjen me autor bashkëshortin, miqtë e saj zbulojnë detaje tronditëse

Detaje që pritet të hedhin dritë mbi Rayan Alwan, 24-vjeçaren nga Libani, e cila u qëllua për vdekje me thikë në Tiranë.

Miqtë e saj, prej kohësh nuk dinin për fatin e 24-vjeçares, trupi i së cilës ende mbetet në morgu.

Ata kanë zbuluar e udhëtimit të saj në Tiranë, por edhe fshehjen e ngjarjes nga nëna e saj, e cila ka pranuar vdekjen e 24-vjeçares në aksident në Gjermani.

“Ryan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në BalkanWeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë. Nëna e saj, dy ditë më parë, njoftoi familjen e saj në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse ne nisëm të dyshonim dhe nisëm të kërkonim në internet, derisa hasëm në lajmin e publikuar nga ju. Ajo po ua fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim në Berlin” kanë treguar ata.

Sipas këqyrjeve të pamjeve filmike rezulton se babai i saj, 49-vjeçari ka dalë nga apartamenti në rrugën e Kavajës te shtunën e 22 shkurtit ku rezulton se ka marrë një taksi dhe është nisur drejt Rinasit.

Të dhënat tregojnë se udhëtimi i tij ka qenë drejt Greqisë. Si 49-vjeçari dhe e reja 24-vjeçare ishin të pajisur me dokumente greke e ndërsa prej vitesh jetonin ne Gjermani.

Prokuroria dyshon se 49-vjeçari Fadi Alwan ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të vendosur planin e tij atë të vrasjes së vajzes së tij.