“Në stadiumin e Paqes dhe Miqësisë”/ Dule dhe Beleri organizojnë takimin e Berishës në Athinë! Çfarë pritet në 27 shkurt…

Teksa fushata zyrtare dhe zgjedhjet e 11 majit po afrojnë gjithnjë e më shumë, Diaspora është kthyer në kryefjalën e partive politike. Takimet në shtetet ku ka shqiptarë, nga të gjitha partitë, të mëdha a të vogla qofshin ato, sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Zërat janë që zyrtarë të lartë, vendor e qëndrorë, janë zhvendosur në shtete të ndryshme.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe akuza sa i takon shpenzimeve për këto udhëtime të shpeshta. Sidomos nga ana e opozitës për mazhorancën.  Por së fundmi, kemi vënë re që edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka filluar tour-in e tij nëpër vendet fqinje. Fillimisht e nisi me një takim në Romë, në Reggio Emiglia.

Ndërsa së shpejti, në datë 27 shkurt, kreu i bluve, do të zhvendoset në një takim në Athinë. Konkretisht në stadiumin SEF apo “Stadiumi i Paqes dhe Miqësisë” . Një stadium që ka një kapacitet prej 1000 personash. Vangjel Dule dhe Fredi Beleri, janë zhvendosur prej disa ditësh në kryëqytetin grek, për të organizuar simpatizantët e djathtë në këtë takim me Sali Berishën.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kemi raportuar ekzkluzivisht se Berisha ka marrë një vizë speciale për të shkelur edhe njëherë në tokën amerikane.