“Në shtëpinë time! Çfarë bëtë në banjë?”, publikohen mesazhet që Ikardi i dërgonte Uanda Narës me pamjet e ish-shokut të skuadrës te Interi

Tradhtia e Uanda Narës me Keita Balde kur ishte ende e martuar me Mauro Ikardin është ktheyr në temë dite në Argjentinë, ku vazhdimisht publikohen detaje të reja rreth historisë së saj me ish-futbollistin e Interit. Huariu, një gazetare e njohur për lajmet e gossip në Argjentinë ka publikuar disa mesazhe mes Ikardit dhe Uanda Narës, ku sulmuesi i kërkonte llogari.

Mesazhe të cilat datojnë në vitin 2022, kur ai i kërkonte shpjegime gruas së tij për këtë tradhti, pak kohë pasi kjo e fundit e kishte zbuluar një të tillë të sulmuesit me Çina Suarez. Ikardi i kërkonte Uanda Narës të pranonte tradhtinë, duke i çuar edhe fotot të Keita Balde në shtëpinë e tyre.

“Në shtëpinë time. Nuk më besohet. Përse? Zot. Perse? Nuk e meritoja këtë”, shkruante Ikardi teksa i dërgonte foto të marra nga kamerat e sigurisë në banesën e shtëpisë së tij.

Më pas ai i kërkonte asaj të tregonte gjithçka, duke i shpjeguar se ai kishte treguar të vërtetën për Cicna Suarez. “Detajet e mia janë e vërteta. Dhe mos nxirr më justifikime. Çfarë bëre në banjë? Çfarë bëre Uanda”, ishin disa nga mesazhet e Ikardit asokohe drejtuar gruas së tij me të cilën tanimë, pas dy vitesh, është në proces divorci.