Në shtator Lajçak largohet nga detyra si i dërguar i Posaçëm nga BE për dialogun Kosovë-Serbi, ja arsyeja për lëvizjen e papritur


Që nga shtatori i ardhshëm, Miroslav Lajçak, nuk do të jetë më i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo sepse në kuadër të rotacionit të madh që BE po bën në postet diplomatike nëpër botë, Lajçak pritet që të jetë ambasador në Zvicër.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *