“Në Shqipëri e ftoja unë atë, në New York më ftonte ai mua“, Rama tregon ku e ka takuar zyrtarin Amerikan

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me skandalin McGonigal e ka quajtur absurd faktin për kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor, teksa shtoi se ka zhvilluar takime nëpër restorante, por nuk mund të thuhet se kjo me kompromenton mua.

“Kjo nuk është politika, por versioni i turpshëm. Politika është diçka tjetër, e lartë dhe e dobishme. Mbase unë do ta kem të pamundur të mos i kap drutë siç i do mushka në fushatat e elektorale për ju. Më  e keqja rrallë e për mall se do të jem shumë i angazhuar. Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë natë kryeministri përsëritet 14 herë në aktakuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit.

Ai është takuar me mua në Shqipëri, krimi dhe komprometimi ku është? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, por thotë këto që po lexoj unë. Bisedat imagjinare pastaj janë një gjë tjetër. Në nëntor , se mbaj mend por në 20 nëntor m McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë., thuhet.

E vërteta është se Shefi i FBI nuk më ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar, se e di mirë kufirin etik mes pozicionin të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Por pyetja që unë shtroj ku është kompromenti. Pra është një narrativë sa halucinante aq edhe qesharake për mënyrën se si funksionojnë shtetet.

Në Shqipëri e ftoja unë atë, dhe në Neë York më ftonte ai mua, dhe ku është këtu kompromentimi? Këtu flitet për të akuzuarit që nuk ka bërë sipas tyre detyrën e tij, po ku hyn këtu krimi dhe kompromentimi im? Ta dini ju sa takoj unë nëpër restorante kur shkoj jashtë shtetit duhet të bëni Komision javë për javë. Bëni dhe një Komision për Rudën se në restorant e kam takuar“,-tha Rama.