Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili do të rigjykohen për vrasjen e Gerti Lalës, ish-anëtari i Bandës së Lushnjës ndodhur në 2010 në Lushnjë.
Haxhiu 15 vjeç në atë kohë dhe Bilbili morën pafajësi nga të dy shkallët e gjyqësorit, por vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë u prish nga Gjykata e Lartë në Janar të këtij viti.
Kjo e fundit dërgoi aktet në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë në mënyrë që të rishqyrtojë edhe njëherë çështjen.
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili aktualisht ndodhen në qeli duke vuajtur dënimet me burgim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës ndodhur në 2017, ku mbetën 2 të vrarë dhe 1 i plagosur.
Haxhiu është nën hetim gjithashtu, i dyshuar si drejtuesi i një grupi kriminal përgjegjës për disa krime, vrasje dhe shpërthim tritoli gjatë viteve të fundit.