“Në orën 5 të mëngjesit del nga shtëpia!”- Vrasja makabre e Ilaria Sulës, hijet e dyshimit mbi përfshirjen e babait të autorit në krim! Mark Samson: Nuk punon, shkon dhe bën dush tek…

Vrasja brutale e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, ka tronditur opinionin publik italian e shqiptar dhe vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje.

Edhe pse ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka pranuar autorësinë e krimit, hetimet mbeten të hapura dhe komplekse. Dyshimet përfshijnë jo vetëm nënën e tij, por edhe mundësinë e përfshirjes së një personi tjetër të familjes, babai i tij.

Një vrasje e dyshimtë dhe një rrëfim i paqartë

Sipas rrëfimit të Samsonit, krimi ndodhi në mëngjesin e 26 marsit, pas një nate të kaluar me Ilarian. Ai pretendon se humbi kontrollin pasi pa disa mesazhe me përmbajtje seksuale në telefonin e saj, të shkëmbyera me një djalë tjetër.

Por provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë një realitet më të errët, gjurmët e shumta të gjakut në apartament dhe rezultatet e autopsisë nuk përputhen me versionin e tij. Kjo ngre dyshime serioze nëse ai e ka kryer vetë krimin, apo nëse ka pasur ndihmën e të tjerëve, para apo pas vrasjes.

Ndihma e mundshme në pastrimin e banesës dhe zhvendosjen e trupit

Një nga pikat më të debatueshme të rrëfimit të Mark Samson është faza pas vrasjes. Ai pretendon se ka mbështjellë trupin e Ilarias në thasë mbeturinash dhe më pas e ka futur në një valixhe, të cilën e ka transportuar vetë, në mes të ditës, për disa dhjetëra metra deri te makina e tij.

Sipas versionit të tij, vrasja ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe ai më pas doli nga shtëpia duke mbajtur valixhen në krah. Ilaria ishte rreth 1.50 metra e gjatë dhe peshonte rreth 50 kg.

“Punova për disa orë,” thotë ai. “Pra, e le trupin aty, në valixhe, të mbështjellë me thasë, e vure mënjanë – ndërhyn gjyqtarja – dhe pastaj fillove të pastrosh dhomën tënde për orë të tëra?”Po,”përgjigjet ai.

Ai thotë se e ka bërë këtë pa ndihmën e askujt, përveç nënës, e cila, sipas tij, fizikisht nuk është në gjendje të ngrejë pesha. Gjyqtarja për hetimet paraprake, Anna Minunni, ka vënë në dyshim këtë deklaratë gjatë marrjes në pyetje, duke sugjeruar se një tjetër person mund të ketë ndihmuar në pastrimin e skenës së krimit dhe në transportimin e trupit. Gjatë dëshmisë, u ngrit edhe çështja e babait të Markut.

“Është e pamundur që nëna ime të ngrejë pesha të rënda,” përgjigjet ai. Por gjyqtarja nuk heq dorë: “E di që ka një problem në zemër. Në fakt, nuk po mendoja për të, sinqerisht. E kam lexuar me kujdes dëshminë… Por me siguri ka pasur edhe një person tjetër që fizikisht ka qenë në gjendje ta bëjë këtë.”

“Babai im nuk ishte aty,” thotë Mark. “Po kush ishte?”, e pyet përsëri gjyqtarja. “Babai im ishte në Vatikan. Ishte në Shën Pjetër.”

“Po, – vazhdon gjyqtarja – por dikush tjetër duhet të ketë qenë aty.” “Isha vetëm,” këmbëngul ai.

Hijet e dyshimit mbi babain e tij

Figura e të atit të Markut ngjall interes edhe tek prokurorja Maria Perna, e cila përpiqet të hetojë më thellë këtë aspekt.

Përballë pyetjeve të prokurores, Samson tha se babai i tij del nga shtëpia në orën pesë të mëngjesit “për të bërë dush në palestër”, megjithëse ai nuk punon më atje.

Ky detaj e shtyn prokurorinë të dyshojë se ai mund të ketë ende akses në ambientet e palestrës dhe potencialisht të jetë përfshirë në ngjarjen tragjike.

“Dëgjo, doja të të pyesja diçka tjetër” – i thotë prokurorja – “Babai yt punonte në një palestër, apo jo? Në rrugën Sciarelli, afër? Tani kush punon në atë palestër? Në pastrim?”

“A…. (emri i personit) babai i… – përgjigjet Mark – “djali i këtij personi, nëna ime është kumbara e tij.”

“Okej, pra një i afërm, të themi. Pra babai yt nuk punon më atje. Sa kohë ka?”, thotë prokurorja.

“Që kur doli në pension, nuk e di”, pergjigjet Mark.

“Më shumë a më pak?”, pyet ajo.

“Nuk e di’, thotë ai.

“Dëgjo, babai yt i ka ende çelësat e palestrës?”pyet prokurorja.

“Nuk e di”, thotë Mark.

“Nuk e di. Në çfarë ore del babai yt nga shtëpia në mëngjes? Afërsisht”, pyeti ajo?

“Rreth orës pesë,” përgjigjet Mark, duke ngjallur vëmendjen e gjyqtares, e cila pyet: “Më fal, për ku shkon në pesë? Nëse nuk punon.”

“Më duket se… Ah, po, tani u kujtova” – thotë i akuzuari – “Shkon të bëjë dush në palestër.”

“Çdo mëngjes në orën pesë?”, pyet ajo?

“Jo, jo çdo mëngjes, kur do të bëjë dush., thotë Mark Samson.

“Pse nuk e bën dushin në shtëpi? Nëse shkon në palestër për të bërë dush në orën pesë, do të thotë që i ka çelësat, apo jo? Pse e bën dushin atje?”,pyet prokurorja.

“Për të kursyer, ndoshta edhe për kursim në shtëpi,” përfundon Samson.

Por, kjo nuk mjafton për të hedhur dritë mbi misterin që rrethon atë që ndodhi me Ilarian, para dhe pas se të masakrohej për vdekje.

Hetimet për vrasjen e saj janë ende në zhvillim. Policia po punon për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një krim të kryer nga një person i vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë.

Ndërkohë, familja e Ilarias kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën për atë që ndodhi në mënyrë kaq të dhunshme me të bijën.