Në një orë me protestën, Kuvendi mblidhet përballë opozitës, Nikolla firmos urdhërin

Kuvendi me anë të njoftimi për mediat bën me dije se seanca e radhës në do të zhvillohet të hënën më datë 13 shkurt, ora 17:00.

Konfirmimi vjen vetëm pak orë pasi opozita njoftoi mbajtjen e protestës së radhës përpara këtij institucioni ditën e seancës.

NJOFTIMI

Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)