Në Big Brother VIP ka nisur drama e re ku protagonistë kryesorë ka Romeon, Heidin dhe Erjola Docin. Mbrëmjen e djeshme, banori tjetër i Big brother Vip, Graciano tha se Romeo i ka propozuar dhe dërguar mesazhe Erjolës pasi e kishte qejf dhe donte një lidhje, por kjo e fundit ja ka lënë seen.
Për këtë Graciano thotë se ka prova, por jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.
Dyshja e mohuan këtë histori, ndërsa Erjola e ka përjetuar më rëndë dhe ka qenë e tensionuar gjatë mbrëmjes. Pas show-t live, Erjola ka bërë një bisedë me Heidin ku e siguron se asgjë nuk është e vërtetë, por Heidi Baci, e dashura e Romeos ia ktheu se “nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë”.
Biseda mes dy banoreve:
Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.
Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.
Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.
Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.