Në Memaliaj, kryeson kandidati i “Bashkë Fitojmë” me mbi 200 vota më shumë
15 May, 2023
24 kuti nga 27 në total janë numëruar deri më tani në Memaliaj. Kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Malaj, ka marrë sipas rezultateve të KQZ, 52.2 %, ose 2592 vota dhe kryeson garën.
Nga ana tjetër, kandidati i PS, Gjolek Guci ndjek me 47.8 % të votave, ose 2369 vota.