Në mars 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë

 

Në Mars 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me -11,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 9,8 %, në krahasim me Shkurt 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke u ulur me -3,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 15,9 %, në krahasim me Shkurt 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me Mars 2022 dhe me 23,3 %, në krahasim me Shkurt 2023.

 


Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 86 mld lekë, duke u ulur me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Mars 2023, në uljen e eksporteve prej -11,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,8 pikë përqindje dhe “Produkte
kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,8 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +0,2 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,5 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje dhe “Produkte kimike
dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit Mars 2023, në uljen e importeve prej -3,7 %, krahasuar me Mars 2022, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me -1,5 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +2,1 pikë përqindje.

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (28,3 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (55,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,7 %), Turqia (11,2 %) dhe Greqia (19,0 %).

 


Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,1 %, të gjithë tregtisë. Në Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Turqia (7,5 %), Gjermania (6,4 %) dhe Greqia (6,2 %). Shkëmbimet tregtare, për tremujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,3 % të gjithë tregtisë.

BURIMI: INSTAT