“Në luftën kundër kancerit të gjirit“, gara më e madhe sportive që do të mbahet në Shqipëri

Bashkojuni garës më të rëndësishme në Europë për ndërgjegjësimin e Kancerit të Gjirit që do zhvillohet edhe në Shqipëri.

Europa Donna Albania i është bashkuar nismës “A Race for Cure”, një ngjarje sportive që mbledh vajza, gra, djem dhe burra, aktivistë e profesionistë të shëndetësisë dhe mbështetës të kauzës në luftën kundër kancerit të gjirit. Ky event special do të moderohet nga gazetarja e dashur për publikun Greta Topjana.

Ju ftojmë të gjitheve t’i bashkoheni kësaj nismë e cila do të mbahet me 15 Tetor 2023 në Tiranë, tek Liqeni Artificial!

Ose mund të na bashkoheni duke e sponsorizuar skuadrën tonë. Të ardhurat do të shkojnë pë blerjen e protezave të silikonit për vajzat dhe gratë menkancer gjiri.

#breastcancer #breastcancerawareness #tirane #anadolumedicalcenter #health #care