“ Në letër shkruante ‘A t’i tregoj babit?’”/ Rrëfimi tronditës i prindërve të 16-vjeçares që u vetëvra: Na tha ‘Si do duroj 6 orë në klasë…’

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Muçollari, pasi vajza e tyre 16-vjeçare, Irsa, i dha fund jetës, duke lënë pas dhimbje dhe shumë pikëpyetje. Prindërit e saj, të shokuar nga tragjedia, tregojnë se vajza ishte e shqetësuar për situatën në shkollë dhe se kishte shprehur dëshirën për të ndryshuar klasën, pasi ndjehej e vetmuar dhe e përjashtuar nga shoqëria.

E ëma, Mirela Muçollari, e përshkruan për TCh dhimbjen e humbjes së së bijës me lot në sy: Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi askush? Ne e donim aq shumë! Unë për atë jetoja, për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje… I dhashë frymë, por nuk e shpëtova”.

Ndërkohë, i ati, Ilir Muçollari, tregon se vajza kishte ndryshuar sjellje kohët e fundit, por asnjëherë nuk e kishin menduar se mund të arrinte në këtë pikë.
“Ishte pak e mërzitur, por nuk na shkonte mendja… Ishte e sjellshme, e urtë. E pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove, të keqen babi?’ – ‘Mirë, babi, mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”, thotë ai.

Vetëm pas ngjarjes, prindërit zbuluan letra ku Irsa kishte shkruar për bullizmin që përjetonte. Në njërën prej tyre, ajo shprehej me dilemë: “A t’i tregoj babit?”.

E ëma kujton fjalët e fundit të vajzës: Para një jave më tha duke qarë ‘Mami, ma ndërro klasën, ata nuk mësojnë… Si do duroj 6 orë në klasë? Bëjnë si të çmendur, qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa ku kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji. ‘Ashtu bëj’, më tha, ‘por janë 6 orë, mami…’. Pastaj u tërhoq, më tha ‘Jo, bëra gabim që të thashë…’”.

Irsa ishte një vajzë e talentuar, kampione shahu, e aftë në piktur