“Në këto kushte institucionale negative, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet BE”/ Kreu i PD-së në Greqi viziton Fredi Belerin në burgun e Fierit
Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqëruar nga Kreu i PBDNj – së Vangjel Dule vizitoi në I.E.V.P Fier, ish- kandidatin për bashkinë e Himarës Fredi Beleri.
Pas daljes nga ambientet e paraburgimit të Fierit, Lloverdhos dha një prononcim të shkurtër për mediat duke nënvizuar se në Shqipëri nuk ekziston sundimi i ligjit.
‘Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Dhe doja të bëja këtë deklarim. Si një profesionist i ligjit dhe avokat dhe si politikan doja të nënvizoja se në këtë vend në Shqipëri, sundimi i ligjit është inekzistent. Lidhur me çështjen e Belerit doja të thoja se nën këto kushte institucionale negative, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet Bashkimit Europian.’
SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, pasi akuzohet për veprën penale të shitblerjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, kur ai garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Avokatët e Belerit e kanë çuar çështjen në gjykatë Kushtetuese pasi Beleri kërkon të betohet se kryetar bashkie i Himarës, gjë që është refuzuar nga gjykatat e tjera.
Sot do të jetë seanca në kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kjo kërkesë nëse Beleri do të lejohet të betohet apo jo.