“Në këto kohë jo të lehta“, Rama pranon gjendjen, rrëfehet sonte përballë Fevziut
Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu.
Teksa opozita protestoi përpara Parlamentit ditën e sotme e në seancë plenare u debatua për mocionin me debat me Ramën për çështjen “McGonigal”, Kryeministri ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan se sonte do të jetë përballë Fevziu në një intervistë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të qytetarëve.
“Sonte përballë Blendi Fevziut, në një intervistë ku uroj të marrin përgjigje të gjitha pyetjet që u interesojnë shqiptarëve në këto kohë jo të lehta dhe ju ftoj të na ndiqni nëse keni kohë e dëshirë”, shkruan Rama.
Intervista e Kryeministrit Edi Rama në emisionin Opinion do të jetë në orën 21:00 në ekranin e televizionit Klan.