Në kërkim të kokave të krimit, mes urdhër-arresteve të SPAK kunati i Lulzim Berishës Plarent Dervishaj dhe Indrit Dokla anëtar i bandës
Emra të rinj janë zbuluar të përfshirë në urdhër-arrestet e SPAK në mega-operacionin në kërkim të bosëve të krimit.
Mësohet se urdhër arreste janë lëshuar për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen.
Indrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë sipas vendimit të gjykatës.
Ai është një nga rivalët kryesorë të Ervis Martinajt i cili pagoi edhe Nuredin Dumanin për “kokën” e tij.
Ndërkohë, është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.
Të dy janë të strehuar në Dubai dhe autoritetet shqiptare nuk kanë mundësi për ekstradimin e tyre.