Në kërkim për plagosje, Flamur Rraja “feston” lirimin me puro dhe shoqërinë

Flamur Rraja u arrestua sot për plasgosjen e Kujtim Cacës dhe babait të tij, por koha në ambientet e Komisiariatit të Policisë i ka zgjatur shumë pak. Sipas njoftimit të bërë me dije nga Policia e Shtetit, Rraja, 55-vjeç, po procedohet në gjendje të lirë edhe pse akuzohet për “plagosje të lehtë të kryer me dashje”. Lirimin, edhe pse kishte 1 muaj në kërkim, Rraja e ka festuar një mik tijin, duke konsumuar puro. Foton e ka hedhur vetëm pak orë më parë në rrjetet e tij sociale, por me pas e ka fshire direkt.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Pse akuzohet Rraja?

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe djali i tij, Ariel Rraja kanë dhunuar Kujtim Cacën dhe babain e tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor në Nikël, por u bë publike vetëm pak ditë më pas. Të dyja familjet mësohet se kanë pasur përplasje prej kohësh për një kanal që ndan banesat e tyre. Por, këto sherre kanë degraduar në dhunimin e Kujtim Cacës dhe babait të tij nga ana e Flamur Rrajës dhe djalit të tij, Ariel Rraja. Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën ndaj dy vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja, ngjarje që çoi dhe në tërheqjen e Rrahman Rrajës nga politika.